KUVENDI BLUES ROCK
KUVENDI BLUES ROCK
KUVENDI BLUES ROCK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
KUVENDI BLUES ROCK

Shkarkime dhe diskutime rreth Rock&Bluesit
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Forum
Affiliates
free forum


 

 Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton

Shko poshtë 
AutoriMesazh
WOODSTOCK
Admin
WOODSTOCK

Numri i postimeve : 342
Join date : 11/05/2011

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Empty
MesazhTitulli: Re: Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton   Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Icon_minitimeMon Feb 06, 2012 10:06 pm

Hendrixi ofronte te reja! te vjetrat "dikur te mirenjohura" i varrosi,i shfrytezoi te gjitha mundesit e studios per inqezim dhe ofroi shprehjet e reja ne te cilat mjeshtria e tij gjen vendin e merituar.I nduhmuar nga M.Mitchel dhe N.Redding,Hendrix gjen hapsire si instrumentalist ne improvizimet te cilat "shkonin deri ne fund" dhe si te tilla do te mbesin te patejkalueshme.Hendrix ne albumin AreYouExperience ndriqoi edhe si autor-kreativ.Eshte me randesi ta ceki se,ai eshte kitarissti i pare i "zi" i cili "zbulon" dhe i perdore begatshem efektet e tingujve. Krijoi keleksione te kengeve me "Tinguj te ndytur" te paisura me ereza te panjohura te cilat te gjithe ekspertet e muzikes i shenuan si sinteze te pare te sukseshme te bluesit te modifikuar te "ziut" dhe Pop-ut te bardhe.

Publiciteti muzikor ishte i "kapur".Ne kohen kur Beatles botoi albumin Sergeant pepper,u lajmerua ky amerikani qe me albumin e tij te pare tronditi nga temeli bastionet boterore te Rock'n'Roll-it.

TA ADMIROSH...ISHTE MOD,TA DUASH APO TA URREN,ISHTE GJE E SHIJES.JO INTERESIMI PER HENDRIXIN,KISHTE KUPTIMIN E MOSPERPUTHJES. Anglia ishte ne histeri,me arsye.Erdhe nga Amerika duke bartur pervojen,magjin dhe elanin.Kishte fatin te vie ne kohen e duhur ne mesin e cila nuk e shikonte vetem si nje te "zi" misterioz, por edhe si nje muzzicient te vertete.Duke degjuar debi albumin apo e tere opusin te cilen na i la,detyrimisht do te jemi para dilemave.

Ne te vertete,cfare jane tekstet te cilat ai si autor i shkruan? A nuk eeshte zeri i tij i dobet? Ai vetem e shfrytezoi tekniken apo ishte viktima e saj?


T'fillojme nga e para.

E kjart,Hendrix nuk eshte Dillan,Morrison,Cohen apo Gutrie,por ishte nje poet i afte qe permese teksteve te paraqese vizionet e tij.Kenget e tija,muzikes jepnin kualitete te reja dhe jashtezkonishte peshe kreative.Duke ofruar boten e tij te endur me te vertetat e jetes dhe avanturat imagjinare,ai shpeshehere "shkonte perballle sferave te vdekjes".Cuditerishte(per disa),mirej me problemet e -Fundit-.Me duket se ajo ishte opsesioni i tij: Cka dhe ku pas jetes? Hendrix nuk ka mshef se B.Dyllan ishte shemb. i tij ne te shkruar.Pra,Dyllan-i ishte ai i cili kushtezoi zhvillimin e fjales ne poezin e Hendrix-it,"B.Dyllani-in e kam takuar vetem nje here ne jete.Kjo ndodhi ne vitin 1966.ne nje diskoteke te NewYorkut -Kattle Of Fish- disa muaj para se ta takoja Chas-in.Ishim te dehur te dy dhe flisnim per gjera te parandesishme.e une kisha aq shume per te pyetur ate..Sot nuk besoje ti kujtohet ai takim.."

Hendrix,shume gjate qe i shtrenguar te kendoje.Por,megjithate ai ka pasur nje ze solide,per mua personalisht,shume depertues dhe ngjyrra e zerit te tij jo e zakont.Thjeshte me pelqene pa mase zeri i tij.Si vokal interpretues mbarte nje "ekspresivitet e cila eksiton" Cka mund te biem perfundime ne verzionet e kengeve te huaja(kryesisht te B.Dyllan_it)te cilat kryesisht lene pershtypje te mire.Perball kitares ishte edhe ai ze.Zeri? Ne te vertete,i nevoitej Hendrixit zeri? Kush ka nevoje per ze? Mendoje,Amstrong,Lee Marwin e tj. ishin yll te pop(e xhez) muzikes dhe kishin kenget ne maje te top listave.Ishin aty,edhe nese pa ndonje vlere ne ze.Ishin aty,sepse mbartnin tjera magji.

J.Beck krijonte zera te quditura 'kercelluese' para vitit '65.Townshend,Beatles dhe BeachBoys kane eksperimentuar me muje te terre ne studiot duke perdore te ariturat e reje te teknikes.Megjithate,Hendrix i kushtezoi ndryshimet edhe ne ate drejtim.Ai i renditi ne menyren e tij zmadhueset ne skene,solli pedale te ndryshme dhe ate "zerat e quditura kercelluese" te kohes se Beck-ut- konstatoi si -mikrofoni- pjese perberese e zerit kolosal. "WAH-WAH" pedalet ishin zbulim i madhe dhe i shkelqyer,sepse mundesojne shume. Perparesia e saj eshte se nuk ka tingull te percaktuar.Luash sipas ndjenjave,temperamentit,shijes..Nuk kallkullohet me WahWah pedale.Perdoren kur e ndijesh nevojen per te.Instrumenti "normal" nuk eshte parapare per nje gje te tille.

Albumi ARE YOU EXPERINCED nga ana teknike ka qene mbi nivelin e zakont.Hendrix kishte shpjegim per kete: "Ne krahasim me studiot ne amerike,keta te Anglise jane me te dobet.Qesharake,por fitoni inqezime me te mira ketu.Si ? Keta djem ne Londer kane me milion ide.Dhe kur nuk lejojne qe dicka ti dekurajoj.Mundohen,dhe kete pune e bejne me nje knaqesi te madhe,te ndihmojne,gjejne cdohere zgjidhje fantastike.Munden shume te nxjerrin nga situatat edhe me te thjeshtat.Dhe prandaj krijon dicka me vlere,rezultat jane siper cdo pritjeje."

Ne muziken Rock shume here kane ndodhur gjerat e pakjarta.Shemb.te marrim,shume grupe angleze te papranuara ne Angli,shkonin ne Amerike dhe atje benin emer,si per shemb. Cream,TenYearsAfter,Jeff Beck,Led Zeppelin dhe Elton John.Tek atehere kur pertej atlantikut fituan Emer jane pranuar ne vendin e tyre.E kunderta,muzicientet amerikane shume veshtire kane mundur te deportojne ne Angli,po nese nuk kane aritur dicka me vlere ne amerike.Ekzistojne vetem dy raste: Wolker Brothers dhe Jimi Hendrix.


vazhdon....

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kuvendibluesrock.albanianforum.net
WOODSTOCK
Admin
WOODSTOCK

Numri i postimeve : 342
Join date : 11/05/2011

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Empty
MesazhTitulli: Re: Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton   Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Icon_minitimeThu Feb 09, 2012 8:48 pm

Ne fund te gjysmes se viti 1967. Hendrix ishte super yll ne Evrop e kurse ne Amerike askush.Ne te vertete edhe atje mbrinin lajmet mbi liderin e kitares dhe trion Experience dhe me shume asgje.Por,pas vizites se pare ne Amerike ne themel u ndryshua statusi i tij.

Ne ate kohe ne amerike zhvillohej gjenerata e muzicienteve te shkelqyeshem e kurse ne anen tjeter ne boten bisnesit dhe botimeve mbizotronte kvarteti -Monkees-.Te vetedijshem per faktin se rocku u ngrit mbi ate te "salloneve" dhe koncerteve konvencionale: John Philips dhe Lou Arder vin ne ide te mbajne nje festival te hapur nen qiellin e kalter ne te cilen do te vinin me shume njerez se ne te cilen do salle dhe aty te prezantohen akteret me interesant te skenes se asaj kohe.Pasi moren pajtimin e aktereve me te njohur te skenes amerikane erdhen ne Londer per tu interesuar se kush mund te paraqitet nga anglezet ne skenen e festivalit ne MONTEREY.Dhe keshtu festivalit ti ipet nje dimension "internacional" .Shume grupe dhe individ qene te konsultuar dhe pas u fitua nje list e madhe dhe e gjate.Brian Jones ishte i thirrur si musafir e ai p[ropozoi grupin WHO. Pol McCartney ishte kategorik: : Pa Hendrixin,ky festival nuk do jete ai i verteti".

Pas 16 Qershorit 1967 pop muzika nuk ishte me ajo qe ka qene me pare. Monterery ishte fillim i endrrave mbi tubimin e te rinjeve,festivalet e paqes,dashurise dhe muzikes.Monterery ishte e para nga tri festivalet e mdhaja te rockut: Monterery 67' Woodstock 69' dhe Wight 70' Ne festivalin Monterery u tubuan yjet sic jane Simon and Garfunkel,Who,Buffalo Springfield,Mamas and Papas,Otis Reding,Garatful Dead,por shansin e fituan edhe te panjohurit deri me atehere,Doors,Big Brother and The Holding Company dhe Jimi Hendrix Experience.Si udheheqes i festivalit perpos atyre qe permendem me heret ishte edhe Brian Jones.

Ngjarje per te cilen edhe sot kur permendet e ka nje doze te pikllimit dhe krenarise,ngjarje e cila do te mbetet ne kujtese jo vetem per shkak se paraqet nje kethese ne orientimin e muzikes dhe se eshte inqezuar rock filmimi me i mire dokumentare,por edhe si ngjarje e cila ka vazhdimin paradoksal te tragjedise.Per cka eshte fjala?

Te gjithe ata qe paten sukses ne kete festival shume shpejte ne menyre tragjike e humben jeten!.Te kujtohemi: Otis Reding,do humbe jeten ne nje fatekeqesi ajrore,Brian Jones,do te mbytet ne nje pishine,Janis Joplin do te gjendet e vdekur ne nje motel te klasit te dyte,Jim Morrison do te jete viktim e sulmit misterioz te zemres ne Pariz,Jimi Hendrix,tragjikisht(qe edhe sot nuk dihet saktesisht shkaku) do te humbe jeten ne Londer.Pra,sikur fama e festivalit ne Monterery ne vete ka mbart edhe fatin e keq.

Ti kthehemi festivalit ne Monterery.Brian Jones paralajmeron miqt: "Nuk kam ardhur te ju them se ne jemi (Rolling Stones)mire dhe se na mundojne disa probleme(aferat me droge)te cilat do i kalojme se shpejti.Kete edhe vete ju e dini.Kam ardhur t'ju prezantoi mikun tim dhe atdhetarin e juaj JIMI HENDRIX !" Pritja nuk ishte edhe aq e paharueshme sic do mbetet finalja ne kujtesen pergjithmone.Heroi yne e permbyse Ameriken! Do kete te tille(pas festivalit) qe do te deklarojne se,vete dukuria e tij eshte REVULUCION.

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Jimi_b10
Me siguri se robet e tija lara-lara,pamja dhe nje mori e zmadhuesve nuk kane qene thelb i Rokut-Psikodelik-ut e as fillimi i pare,pa marre parasyshe sa fuqishem tingllonin Experience ate pasdite.Ne kete spektakel kur ne fund kitaren e kaploi flaka e kurse nga publiku,jo se u degjua "duartrokitja e perkrahjes" por "ulurim i knaqesise dhe mallengjimit" jo veq Amerika,por e tere bota fitoi idolin e ri.Hendrixi la nje pershtypje te tille sa qe veq neser gazetat benin gara se kush do te jep epitete me te medha: "Gjysem-zoti i zi i rokut" "Elvisi i zi" etj.te ngjashme.I hudhuri,para disa vitesh,u ngrit ne nje pasdite ne piedestal.Papritmas Yll.Befas Hero!

Nje reporter do shkruan pas festivalit: "Experience ashtu dukeshin dhe benin muzik ashtu silleshin dhe degjoheshin sa qe ishin me mija vjet perpara nga te gjithe,qe para festivalit ne Motererey i kemi admirue".Por Eric Bardon,pas shume vitesh nuk do heshte dhe do te deklaron "Monterery vertete ishte nje sukses nese shikohet nga kendi 'publika dhe reaksioni'.Por Monterery eshte dicka tjeter.Ne pergjithesi,kthimi ne Amerike ishte fillimi i fundit per Hendrixin.Nje Hap prapa! Kur njehere largohesh nga geto eshte gabim i pafalshem te kthehesh prap ne ate vend.Jimi ishte princ jashte saj e kur u kthye ne rruget e vendelindjes se tij, as ndriqimi i Monterery-it nuk e mashtroi.Ai e kuptoi se ne nje menyre nuk do mund ti hik getos.Bota ishte Geto! e Amerika posaqerisht.Erdhen,me kete kuptim edhe ndryshimet te NJERIU Hendrix.


vazhdon.....

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton W_copy10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kuvendibluesrock.albanianforum.net
WOODSTOCK
Admin
WOODSTOCK

Numri i postimeve : 342
Join date : 11/05/2011

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Empty
MesazhTitulli: Re: Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton   Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Icon_minitimeTue Feb 21, 2012 9:23 pm


Per te bere mit mbi Hendrixin si muzicient - super Yllin, ishte dhe mbetet nje alibi atraktiv qe arsyeshem apo jo ngritja e pluhurit dhe bemja e skandaleve mbi qenjen njerezore Hendrix-.Edhe sot e pyesim veten tone,perse,jo vetem muzika por edhe jeta e tij la kaq ndikim te ne.Ndoshta per shkak se jetoi ne menyre te fabrikuar duke krijuar pas buzqeshjes se "gjere" rendesin e njohuris se,komedia ne te cilin luante e trondite dhe e mundoj.Kleptonin(ne ate kohe) e donim me shume si kitarist,por e gjithe gjeneraata,natyrisht,kur eshte pyetur,kane dashur te behen,te duken dhe te jetojne si Hendrix,ylli qe udhtonte prej nje vendi ne nje vend tjeter i pritur me padurim me foto te ndryshme ne faqet e para te gazetave,me sjellje temperamente,duar shlire dhe veprimeve te paparashikuara,i cili ishte me se i nevojshem per boten e spektaklit.Por,cka msshifej pas e gjithe kesaj nuk na ishte e lejueshme.

Pas turneut te pare ne Amerike,fatekqesisht te komponuar me kvartetin Monkees,ne te cilen Hendrix u be "I pari i Amerikes" por edhe mosmarveshjes "Si ta kuptojme" Hendrix ishte ne disfaten e pare.I paknaqur me menyren se si Hendrix "manipulohet" qe nga NewYork e deri ne SanFrancisco dhe si gabueshem Experience gershetohen mes te rrinjeve te pergatitur ta pranojne nje Monkees,por jo edhe te pranojne artin e mjeshtrit te vertete,ChasChandler terhiqet nga bashkepunimi me Jeffery-in.Keshtu ai(ChasCh.) largohet nga jeta e Jimit,ndoshta,miku me i vertete i tij.Ne te vertete,Chandler do te mbetet pergjithmone njeriu te cilin Hendrix do ta thrret dhe do ta udheheqe ne turnet dhe koncertet,por bashkepunime kreative me nuk do ket.

Me 24 Nentor te viti 1967 del albumi me titullin AXIS: Bold As Love,te cilen shume kritik e karakterizuan si nje vazhdim te albumit te pare.Kritika dhe publiku me knaqesi te madhe pranuan kete krijim e cila sipas tirazhit,arriti si plaka me e shitur e sezonit 67/68.

Nga kendi "sot" AXIS:Bold As Love,tekstualisht i mire dhe i fort muzikor,ne te vertete,nuk eshte nje hap i madh perpara.Aty eshte gjithcka mire,ndoshta rezultati esshte me i mire se nga albumi i pare Are You Experince,por vete albumi nuk ka munde qe objektivisht te paraqese grupin sic ka qene ai ne vitin 1967.

Pas disa koncerteve te mira ne Britani,Experience,ne fillim te vitit 1968.filluan turneun e tyre ne skandinavi,saktesisht ne Suedi.Pas paraqitjes ne Goteborg dhe grindjes me Redding-un,Hendrix u gjet ne burg.Skandali ndikoje ne publike dhe per kete gitaristi nuk muar ofert 2 vite per ta vizituar Skandinavin.

Ne turneun e dyte ne Amerike Hendrix arriti nje ssuksese shume te madh,Hendrix dhe grupi i tij arriten nje zingjir me te suksesshem qe mbahet ne mend;te shitjes se gjitha biletave e te gjitha koncerteve qe do te mban grupi ne ate kohe: 47 paraqitje per 54 dite! Ne kete kohe paren here vie deri te paknaqesia e madhe e Hendrixit me statusin "Njeriu i eger".ne koncertin e fundit ne kaliforni ne stadiumin Anaheim refuzon te egersohet ne skene ne paknaqesin e madhe te publikut e cila padurim e deshironte kete.Mes koncertit Hendrix i afrohet mikrofonit dhe i flete publikut: "Popull,une ndjeje knaqesi ne te mshuar kitares...une besoje ne kete muzik sepse ajo eshte pjesaa ime,jeta ime.Nese keni ardhur te me degjoni: ju pershendese,nese keni ardhur te me shihni atehere jam i detyruar t'ju them: Hendrix dordoleci ka mbetur diku ne rruge.Mua me dergoi ta zavendsoje...Faliminderit per mirekuptim!"


Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Anahei10

vazhdon....

ps.Me falni,nese ka gabime ne drejtshkrim.Kete, historikun mbi Hendrixin,qe nga fillimi po e shkruaj direkt ne forum,cop cop,aq sa kam kohe ...flm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kuvendibluesrock.albanianforum.net
WOODSTOCK
Admin
WOODSTOCK

Numri i postimeve : 342
Join date : 11/05/2011

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Empty
MesazhTitulli: Re: Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton   Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Icon_minitimeSat Mar 03, 2012 1:41 pm

Po vazhdojme...


Kohen e lire Hendrix kalonte ne studio,ku me grupin e tij punonte me muzicientet me te mire te amerikes.Si rezultat i kesaj doli Dabel Albumi -ELECTRIC LADYLAND- (per mua)albumi me i mire i Hendrixit i realizuar ne studio.Me nje peshtjellje e cila shume shpejt u terhoq nga tregu(per 24ore)dhe u ndalua ne ate forme ku buzqesheshin bukuroshet lakuriqe,pas ndryshimit te vogel(une kam pasur fatin ta posedoje ne orgjinal)dol ne shitje.Albumi posedonte material qe te magjepste.Ne basshkpunim me muzicient te kalibrit:BuddyMiles,JimMorrison,MikeBloomfield,StewieWinwood,AlKuper,DaveMason,JohnnyWinter,JackCasaady dhe StephenStills.Ajo qe mbet dhe nuk i zinte ky album me vone i degjuam ne plakat: CryOfLove,ne albumin e grupit Love-"false Start" dhe ne aalbumin e Stephen Stills ne kengen e deikuar hendrixit "JamesMarshallHendrix".Ne albumin ElectricLadyland,Hendrix u ngrit shume larte si autor,instrumentalist,udheheqes dhe producent "Lapidar Gjitheperfshires i Rockut" - sinteza e interesimeve te Hendrixit,llojllojshmeria e muzikes,kuptimet lucide dhe zgjidhjet maestrale e perbejne castet me te ndritshme te ketij llojit te muzikes ne kete album.Megjitheate,tonet mallengjyes te kengeve sikur jane "BurningOfTheMidnightLlamp", "AllAlongTheWatchtower" , "1983" dhe "WoodooChile" me vone himna e Hendrixit,nuk ka mund te fsheh konstatimin se me Hendrixin po ndodhe dicka! Pas albumit te pare dhe pjeset e albumit te dyte,ne te cilat hendrixi ofronte 'zakonet e reja' dukej se Mjeshtri i madh nuk kishte fuqi te mbetet i dinjitetshem per vehten e vet.Pas shkelqimit te albumit ElectricLydyland,diku larg,fshehej pranimi i tradhetise.Hendrix me vone do te kerkonte me te madhe ate 'te re'.Nderroje bashkepuntoret,studiot,repertoaret po edhe nje pjese te publikut,por e kuptoje se perparesia e tij me e madhe dhe aduti i tij eshte; grupi i vogel dhe kitaren ne duar.Ky ishte ambienti ne te cilen direkt vinte ne shprehje virtuoziteti,temperamenti dhe pervoja e tij.Dhe prandaj,pa maarre parasysh ne vlersimin e mire te kritikeve per albumin ElectricLadyLand,Hendrix shume shpejt do te ndahet nga 'sistemi- Star' me inqezime te shume aktereve,seansat e jam-sessioneve,te cilat e benen te "pagdhenddur" ne ato eksperimente,ai duhej te kthehej gjerave te cilat i dinte me se miri dhe te cilat ai identifikohej si HENDRIX.

ELECTRIC LADYLAND shitej me te madhe.JimiHendrixExperince mbushte stadiumet ne tere boten.Pasuria dhe parat filluan te derdhen ne fondin 'experience'.Erdhe edhe rekordi i ri.Per 65 min. ne te njohuren MadisonSquareGardens fituan 105 mij $.Dikur modest dhe i urituri NoelReding,tani vozitej me Rolls-Royc.Ne moshen 22 vjeqare kishte vozitesin e tij personal,shuma e madhe e parave ne logarin e tij bankare.MitchMitchel shetiste e ter boten.Endrrat e tij u realizuan;'kur te dseshiroje, mund te jem ne qytetin kudo ne bote qe une dua'. E JIMI ! ky njeri,as qe dinte gjenddjen e logarise personale dhe as qe interesohej.Te cek dicka; sipas marveshjes ne avanturen Experince parat ndaheshin:50% Jimit,nga 12% mbetnin Noel-it,Mitch-it,ChChendler-it dhe jerfery-t.Kur Chendler u terhoq,te ardhurat shperndaheshin ne menyre tjeter,por prap shuma me e madhe shkonte Jimit.E Jimi,kur nuk harroje varrferin dhe te varrferit...ne nje rast ne LosAngeles dalloje nje vajz nga turma e cila kishte dale ta takonte Hendrixin,ia dhuroi 3000$ me fjalet 'shko dhe vishu si ka hije...dhe mos i harro njerzit e shtepise(familijaret).. Hendrix ndante nje shume te madhe te parave edhe per fonde tjera...edhe per fondin e MartinLutherKing.


vazhdon.........
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kuvendibluesrock.albanianforum.net
WOODSTOCK
Admin
WOODSTOCK

Numri i postimeve : 342
Join date : 11/05/2011

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Empty
MesazhTitulli: Re: Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton   Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Icon_minitimeThu Mar 08, 2012 6:10 pm

Vazhdim...

Cdo fame ka baren e saj! Nese lem anash te mirat qe i sjell leku,te gjitha tjerat jane mundim! Paraqitja,turnet te pafund,inqezimet,mbledhjet,buzqeshjet,takimet per dreke,takimet e detyruara,qytetet e reja,shtetet e reja.Te gjitha pa ndonje pauz.Rregulli i lojes numer 1 - Leku duhet mare deri sa mundet! Trio shume here u rrezua ne testet,ne provat e vazhdueshme te pergatitjes psicike dhe fizike.Ne pytje ishte 'Faktori Njerzor'. 'Folea e art' sjell te mira,por edhe merre.Nuk eshte lehte te jesh cdohere ne nivel te duhur.Nuk eshte lehte e thjeshte te del ne skene cdo mbremje me qellim; duhesh patjeter,doemosdo te jesh i mire.Nuk eshte msheftesi se grupi experience perdorte edhe 'vitamina' ndihmuese dhe ajo u ipte fuqi te mjaftueshme per tu perballuar me kete tempo shkatruese.Pra, kjo eshte ditur.Jimi,ne kete plan shkoje shume large.Filloje te humbe ne peshe.Floket nisen ti binin dhe filluan te ndryshojen ngjyren ne te thinjur...jeta e nates... e gjithe kjo e beni te veten.

Ne themel,Jimi,Mitchel dhe Noel ishin te ndryshem.Kombinimi i mire muzikor nuk ishte edhe ne te njejten kohe kompozimi i lumtur i karaktereve dhe temperamenteve.Fillimet e mosmarveshjeve dhe grindjeve,ne caste arrinin edhe urrejtjen.Shperndarja dhe mosmarveshjet private arriten kulminacionin ne vjeshten 1968.Zerat, per shperndarjen e experience,thonin; 'i kane mbetur ditet e numruara'.Ritmi i paraqitjes ne skene ra ne menyre drastike.Kulmi i krizes filloje ne fillim te vitit 1969.Kthehen ne dy koncertet ne Londer ne RoyalAlbertHall te mbushura perplote shikues.Por,ky nuk ishte me ai trio te cilin e njohim nga '66 dhe '67 i cili e ngriti ne kembe Londren ne ate kohe.Tani ishin tri te huaj ne skenen e njejte.Cdo kush bente muziken e tij,nuk e kishte me ate magji te vjeter.Nuk ishte me ai Rock kombinimi i vogel i afte te magjepse publikun.Ky ishte FUNDI i JIMI HENDRIX EXPERINCE.

Ne fund te Marsit 19969 Hendrix deklaron: 'Vjen koha kur njeriu duhet te le cdo gje.Dua nje pushim te gjate.Jam i detyruar ta beje kete per veten time.Fizikish dhe psicikisht nuk mundem me'

"Folea e Art" ishte hapur dhe nga ajo fluturuan zogjte dhe cdo njeri ne drejtim te ndrysheem...

N.Redding i bashkangjitet Fat Mattress.Mithchel behet bateristi me i kerkuar dhe me i shtrenjti i rokut.E kurse Heroi yne pushoj disa jave ne Londer dhe pas humbi! Me vone erdhe lajmi se Jimi jeton ne afersi te qytetit Liberty,te shtetit Washington.

Jetonte pikerisht i vetmuar.Perveq se,qe ka lejuar viziten e mikut te tij sekret!(per te cilin do ti them disa fjale ne fund te ketij historiku)

Nje dite merre ftesen per nje festival ne Toronto te Kanadas.Skandali i radhes: u burgose per shkake te posedimit te hashishit !? Ky publicitet i pakendshem ishte shkak qe JIMI u mbyll ne vetmi te plote per disa muaj.Ne pergjithesi viti 1969 ishte viti i 'spastrimit' per Jimin.Filloje te mbikqyre studion LadyLand,duke bere muzike me miq te sinqert,me miq te kohes se rinise...dhe ne kete kohe,duke 'shfletuar te kaluaren' muar te rishqyrtoj 'pjeset e lirise se tij' dhe te mbeturat e krenarise se tij.


Ankthi disa mujor e "zhgenjeu" vetem disa here,duke u paraqite ne festivalin NewPort dhe Woodstock,ne teatrin Apollo,klubet Solavationi.Ne perioden e drames personale ishte i rrethuar me miq: miq nga e kaluara, Bill Cox-sin,Juma lewis dhe mikun e tij te zemres D.W.Kearney,per te cilin ju premtova se do te flase dy-tre fjale.Njerin, per te cilin nuk ka be fjale asnje shkrues i historikut mbi Hendrixin deri me tani.


Festivalet kane nje vend te posaqem ne rock kulture.Ne periudhen prej '67 dhe Monterery e deri me 1970 Wight festivalit,Hendrix ka qene akteri kryesore i tyre.E theme ma heret,U lajmerua ne festivalin e Woodstockut.Prej 16 deri me 19 gusht 1969.Ketu,ne kete festival u mblodhen elita e muzikes Blues-Rock,yll prane yllit ku vendi madhor i takonte Hendrix-it.Para vetem dy viteve ne Monterrery solli furtunen,senzacionin.Por kete here ishte Hendrixi i 'ri'.I pa egersuar 'antik' spari ishte muzicient ne kreativitetin e pabesueshem te mire dhe te disponuar.Pa ndonje obligim psicike,per e treguar veten se muzika dhe ai eshin me te miret.Disa qaste nga kjo ngjarje jane filmuar ne filmin dokumentare mbi Woodstockun.Nese nuk me genjen mbamendja,fundi i flimit eshte lene muzikes se tij,ne pamjen e fushes se shkrete.Te gjithe jane large,perveq muzikes se tij e cila eshte mbi kete vend dhe e cila do te hy ne histori se mblodhe me dite te terra gjysem milioni te rinje.

Hendrixi nuk i'u leshua triumfit,duartrokitjeve te Woodstockut.Nuk ishte kthyer qe te interesuarit e tij ti shendrroj ne lek 'publikun e 'ri' te rock-bluesit.Pas festivalit,vazhdoi me u shmange nga bota.Ne ate kohe vinin lajmet kontraverze: Hendrix i burgosur per shkak gabimit ne trafik! Ne shtepin e tij mbahen seansat seksuale! Nga Gjermania vinin kerkesat per pranimin se eshte 'babe' i femjeve te lindur nga miqasia me vajza kur ishte ne evrop..Nga Skandinavia lajmet mbi skandalin me droge...Nje vajze nga LosAngeles ngreh padi,sepse kitaristi e ka qelluar me tugel ne koke...dhe shume gjera tjera te pakuptueshme,qe mundoheshin ta 'Ndalin' gjeneratorin e 'ndryshimeve' te te rinjet.Nje reporter i revistes Rolling Stone shkruan: "...Hendrix perjeton caste te renda duke kerkuar burime te reja te fuqise.Per te nuk ka dite dhe nate.Jeton ne ankth i terhequr nga cdo gje...Shkurt,Hendrix ben luften vendimtare.A do ta shpeton shpirtin?"

Ne fund te vitit ne ballinat e gazetave shkruan, 'Mjeshtri eshte gati per odisea te reja'! Nen presion konstant te organizates 'BlackPanter' e ben grupin e ri BAND OF GYPSYS ne te cilen sekcionin e ritmit e bejne Billy Cox ne bass dhe Buddy Miles ne bateri.Edhe nese Jo aq te furishem si grupi i '66 BandOfGypsyes kishte 'bukurin' dhe 'magjepsin' e saj.Hendrix kryemjeshtri i kitares,Cox-i ishte solid dhe muzicient i sigurt derisa Miles mjeshter ne bateri dhe i pergatitur per spektakel,njeri i cili i dinte fort mire rrethanat ne muziken progresive te amerikes.

Kontakti i pare i kesaj grupe me publikun ndodhe ne skenen legjendare te FilmoreEast te NewYorkut.Koncerti per te cilen pronari i halles Bill Craham,deklaron: -Koncerti me i mire i mbajtur ndonjehere ne kete skene - inqezimet nga ky koncert mbarten ne albumin BANDOFGYPSYS -live.Ky album me vone do te konsiderohet si albumi me i mire i inqezuar Live.Ne disa pjese te albumit,si shemb. Machine Gun,Hendrix shkelqene me shkelqim te plote.Por grupi nuk qe jete gjate.Ne paraqitjen e dyte ne funde te muajit Janar ne MadisonSqueGardens.Ne gjysem te koncertit,Hendrix le kitaren dhe iken,duke mos e ndije vetem mire.Pas kesaj filloj te bredhe NewYorkut prej klubit ne klub,duke vizituar rralle studion.Pas lajmeve te gazetave se,prap do mblidhet Experience,Hendrix deklaron se nga kjo nuk ka asgje.Papritmas BandOfGypsys lajmrohet ne koncertin ne Berkley,California me 30 Maj.Dhe veq neser fillojne punimet rreth inqezimeve te filmit -Rainbow Bridge- dy muaj rresht grupi udhton ne relacionin Havaji-California ku beheshin inqezimet.Keto inqezime u kryen ne studiot LadyLand.

Hendrix kthehet ne Londer,qendren Evropjane te Muzikes,ne vendin ku filloi fama e tij,si cdo here,edhe kete here Londra e pret me zemer te hapur.Dicka ishte e kjart:Kitaristi kishte ndryshuar shume.Prej Anglise se fundmi qe e kishte vizituar, kishte shkuar ambicioz,i flakte,misterioz dhe me vullnet te madhe ne shpirt,e tani,le pershtypjen e njeriut te lodhur,te matur...

Shtypi e pret si yllin me te madhe te muzikes dhe te festivalit qe do te pason ne ujedhesen Wight.Ata te cilet e njihnin mire Hendrix-in dinin dicka me teper!.Kitaristi kishte ardhur te 'shpeton' ti ipet ndihma per ta kthyer vetebesimin qe e kishte humbur.

Nje gazetari te revistes Melody Maker jep intervisten ne te cilen mes tjerash thote: "E bena nje hark te madhe ne jeten time.Tani jam aaty ku isha ne fillim.Muzikes te kesaj kohe ia dhashe te gjitha qe i kam patur,por ajo ende tingllon njejte,e vshtire te mendoje se c'duhet ti shtohet e re.Kur perfundoje turneu ne Amerike,kam patur deshire te mos jam me.Te humbem ne ndonje qoshe ku mund te inqezoi dhe te komponoje.Atehere kam filluar te mendoje per muziken dhe ardhmerin e saj...Duhet te ngjan dicka e re ne boten e muzikes,ku edhe Hendrix do ta ket vendin e tij...Kam menduar se Anglia me ka harruar.Kam logaritur: kesaj publike i dhash e teren qe kam dhe nuk i jam me i nevojshem.Me gezon pa mase qe nuk qenka ashtu sic mendoja...sepse e di,tani jam kitarist me i mire se mepare,njashtu edhe muzicient.Kam mesuar boll.Por kjo nuk eshte e tera,duhet te mesoje edhe me,se nen keto floke mund te dal edhe shume...kam deshire qe te tjeret te kendojne kenget e mia dhe muziken time..ambiciet e mia jane, t'jam kompozitor..."



ISLE OF WIGHT FESTIVAL - Festivali i fundit per Jimin
.....................................vazhdon


Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kuvendibluesrock.albanianforum.net
WOODSTOCK
Admin
WOODSTOCK

Numri i postimeve : 342
Join date : 11/05/2011

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Empty
MesazhTitulli: Re: Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton   Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Icon_minitimeWed Oct 24, 2012 1:33 pm

E bera Reupload albumin se nuk punon ne rapid me ky link


Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Guitar10


http://mir.cr/HMC67GAL

mediafire.com ?yhw4xhghcyhj1xg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kuvendibluesrock.albanianforum.net
busavata

busavata

Numri i postimeve : 63
Join date : 05/10/2012
Age : 55

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Empty
MesazhTitulli: Re: Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton   Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Icon_minitimeThu Dec 19, 2013 6:21 pm

Jimi Hendrix

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton 313q253



Jimi Hendrix ka lindur 27. Nentor 1942 në Seattle, Washington me emrin James Allen Hendrix ( ma von Marshall ) nga babai me prejardhje Afrikane dhe nena e tij ishte nga nje fis indian cherokee..
ka vdekur me 18. Shtator 1970 ne Londer ).

jeta e Jimi Hendrix para karieres...

qysh në moshen e re Hendrix ishte i interesuar per Rock n Roll , i ndegjonte edhe ishte ne koncerte te Elvis Presley edhe Little Richard. instrumenti i tij i parë ishte nje harmonikëgoje
ndersa ne moshen 13 vjeqare ne veren e vitit 1957 , babai i tij ia blen nje gitare akustike te perdorun ...mirpo pasi dukshëm perparon , se ishte i lindur per kët instrument muzikorë , " e fiton " një gitare elektrike ...ne vitin 1959 prijashtohet nga Garfield High School shkaku i notave te dobëta . në vitin 1961 shkaku i nje hajnie , se e kishte vjedhur nje auto arestohet edhe burgoset , por i ipet mundesia në burg ose në ushtri , dhe Ai e vendos të behet ushtar....ky denim ishte qe te bente nje shkollë ushtarake e cila zgjat 3 vite , por Hendrix nuk i respektonte urdherat edhe i diciplinuar nuk ishte... gjatë kohes se lirë bente muzikë me gitare , por kjo nuk mjaftoi edhe e larguan para kohe , pas 13 muajsh.

fillimi i karieres së Jimi Hendrix si muzikant

gjat atyre 13 muajve qe ishte ne sherbim ushtarak e njofton Billy Cox i cili ishten nje Bass-gitarist shumë i mirë . së bashku me Billy Cox e formojn grupin The King Kasuals te cilet benin muziken percjellse , nder te tjeret edhe per : Little Richard, The Supremes, The Isley Brothers dhe Jackie Wilson.
ne vitin 1964 shperngulet ne New York , nje vit ma von behet gitarist kryesor per Isley Brothers , dikund kah mesi i vitit 1965 e formon grupin e tij te par Jimmy James and the Blue Flames me kete grup Hendrix bente muzikë neper klube te mdryshme ...

... ne një klub me emrin "Cafe Wha?" kah mesi i vitit 1966 ku bente muzikë me grupin e tij Jimmy James and the Blue Flames
musafir ishte Chas Chandler ( ish Bassgitaristi i grupit The Animals ) , Chas Chandler ishte habitur edhe befasue me mënyren se si Hendrix i binte gitares , ishte hera e parë qe kishte ndegjue diqka te till ...dhe menjehere ia afroi nje kontrat që te shperngulet ne Londer dhe ta formoj nje grup te ri , ku do te mundet me emrin Jimi Hendrix te paraqitet para publikut, qe Ai e pranoi...dikund në vjeshten e vitit 1966 në Londer formohet grupi Jimi Hendrix Experience ...

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton M9m4uo

- Jimi Hendrix – vokal edhe gitare
- Noel Redding – bass-gitare edhe vokal percjelles
- Mitch Mitchell - bateri ( tupana )

ne klubin me emrin Marquee


sa u formuan si grup menjehere filluan te benin muzik neper klube te Londres ...
ne tetor te vitit 1966 e boton singel pllaken "Hey Joe" ku producent ishte Chas Chandler ...
ne klubin me emrin Marquee , ku shkonin te gjith muzikantat ma te mir te Anglis si The Who , Kinks , Rolling Stones, Eric Clapton , Steve Winwood etj. Jimi Hendrix Experience beri nje nat muzikë , per her te par me 24.01.1967 , at nate ishin prezent 1400 vet , shumica muzikanta te njohur ...te gjith mbeten te habitun ...ky ishte momenti historik i klubit Marquee , ishte moment historik i muzikes ne pergjithsi British Blues kaloi ne Rock.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
busavata

busavata

Numri i postimeve : 63
Join date : 05/10/2012
Age : 55

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Empty
MesazhTitulli: Re: Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton   Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Icon_minitimeThu Dec 19, 2013 6:27 pm

Diskografija e Jimi Hendrix asht shum e gjere , por jo edhe ne kohen kur Ai ishte i gjall.
ai i perjetoi te botum vetemse 4 albume , 3 studio albume edhe nje album me Band of Gypsys i cili ne nje lloj menyre mundet te quhet Live , pasi qe ishe i inqizuar ne nje festim te vitit te ri , pra ndrimi i moteve 1969-1970

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton 2eumk1w

- 1967 - Are You Experienced
- 1967 - Axis: Bold as Love
- 1968 - Electric Ladyland
- 1988 - Smash Hits
- 1970 - Hendrix - Band of Gypsys

albumet e tjera , pa mare parasysh se cili nga ta , se ka shume ...e sidomos Live , te gjitha jan te botuara pas vdekjes se Jimi Hendrix ...
pas vdekjes se Jimi Hendrix jan nxjerun shumë albume tjera ...
studio albume
Live albume edhe
albume me Hite ( te kombinuar ne mënyra te ndryshme me hitet e tij.... )

keta jan studio albumet pas vdekjes se Jimi Hendrix :

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton 2ly37yf

- The Cry of Love (1971)
- War Heroes (1972)
- Loose Ends (1974)
- Crash Landing (1975)
- Midnight Lightning (1975)
- Nine to the Universe (1980)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
busavata

busavata

Numri i postimeve : 63
Join date : 05/10/2012
Age : 55

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Empty
MesazhTitulli: Re: Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton   Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Icon_minitimeThu Dec 19, 2013 10:44 pm

... Jimi Hendrix Experience ne vitin 1967 i nxjer ne botim albumin Are You Experienced ,
edhe mer pjes ne festivalin Monterey me 18. 06.1967 ku ne kangen e fundit Wild Thing
ia ven zjarin gitares , ma von thot se :
"Kur kam djegur gitarën time ishte si një sakrificë , flijimë ...njerzit i flijojnë gjerat qe i dojnë , unë e dua gitaren time "
... me 16. 10. 1968 del ne shitje studio albumi i dyfishtë e i treti me radh Electric Ladyland
album i stileve : Rock , Psychedelic Rock edhe Blues
ishte njekohsisht edhe albumi i fundit i The Jimi Hendrix Experience ...
mbeshtjellsi origjinal i albumit ishte i cenzuruar...

Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Film

me 1969 Jimi Hendrix mer pjes ne festivalin legjendar Woodstock me nje grup te ri por jo i dalluar nga stili i muzikes edhe nga antaret , po them jo nga antaret se mungon vetemse Noel Redding Bass gitaristi te cilin e zavendeson Billy Cox , asht edhe nje ritem gitarist me emrin Larry Lee ndersa grupi quhet Gypsy Sun & Rainbows...por kjo asht vetemse per ket festival ...
...per ndrimin e moteve 1969/70 ne Fillmore East e mban nje koncert i cili edhe iqizohet , ksaj radhe me emrin Band of Gypsys .
ne vitin 1970 asht musafir ne albumin e Stephen Stills ne kangen Old Times Good Times
Jimi Hendix vdes 18. 09. 1970
nje dit me par me 17.09.1970 ban muzik me Eric Burdon & War ne Scott's Club Londer ..
thuhet se ka mar shumë tableta gjumi edhe ka pi shumë verë..
...ky ishte fundi i karieres edhe i jetes se tij .. teper te shkurtë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Empty
MesazhTitulli: Re: Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton   Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jimi Hendrix - Legjenda qe jeton
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
KUVENDI BLUES ROCK :: SHKARKIME ROCK&BLUES :: SHKARKIME BLUES&ROCK :: Diskutime :: JIMI M.HENDRIX-
Kërce tek: